Gërvalla dhe ambasadori Reka presin në takim përfaqësues të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të fushës së arkitekturës
Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka pritur përfaqësues të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të fushës së arkitekturës.
Ajo ka thënë se pati një bisedë shumë miqësore e të përzemërt për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën. “Arkitektët tanë në Amerikë kanë ndërtuar karriera të suksesshme në zyra të njohura tashmë ndërkombëtarisht. Bashkëbiseduam për sfidat me të cilat përballen, idetë që i frymëzojnë dhe gatishmërinë për të dhënë më të mirën për vendin tonë. Me nisma të tilla duam të hapim rrugë bashkëpunimi, ku idetë dhe përvoja të qarkullojnë lirshëm mes profesionistëve brenda dhe jashtë vendit. Faleminderit nga zemra arkitektëve tanë në mërgatë për punën, përkushtimin dhe dëshirën për të qenë edhe më pranë Kosovës. Jemi krenarë me ju dhe me mënyrën dinjitoze si na përfaqësoni”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.



