Gërvalla dhe Fajon diskutojnë për finalizimin e procesit të njohjes së patentshoferëve të Kosovës në Slloveni

02 shtator 2025 | 10:28

Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve, si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentshoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Gërvalla falënderoi ministren Fajon për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke e vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si një mike dhe partnere e vendit tonë.

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, theksoi ministrja Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Amazing Seasons” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…