
Gërvalla i del krah Fitore Pacollit: Mos folni palidhje, vëllai i saj ka marrë 0 euro
25 gusht 2025
| 21:11
Donika Gërvalla, ministre në detyrë, i ka dalur në krah deputetes Fitore Pacollit, familjarë të së cilës kanë fituar subvencione, raporton Periskopi.
Ajo e nervozuar tha se vëllai i Pacollit nuk ka marrë asnjë para.
“A dini sa i ka marr, zero. Interesohuni, hulumtoni dhe mos flisni palidhje. Nuk jam marr me dajën, sincerisht nuk jam marr, kur të vijë herën ardhshme ju kallxoj edhe për dajën”, deklaroi ajo në T7 ndër të tjera.