Gërvalla i kundërpërgjigjet Qunit: Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt e të tjerëve?

22 gusht 2025 | 16:43

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër pas akuzave për dezertim që ia bëri Anton Quni.

Gërvalla ka thënë se besnikëria matet në raport me shokët e vrarë pas shpine.

“Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se Albin Kurti…