Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës

12 shkurt 2026 | 16:38

Ish-ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sot ia ka dorëzuar zyrën kryediplomatit të ri, Glauk Konjufca.

Në një postim të saj, Gërvalla ka lavdëruar Konjufcën për punën qe ka bërë si kryetar i Kuvendit gjatë mandatit të fundit, derisa i ka uruar suksese në angazhimin e ri si shef i diplomacisë kosovare. Vetë ajo do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë dhe do të ketë pozitën e zëvendëskryeministres.

“Në Qeverinë Kurti II, Glauk Konjufca në funksionin e tij si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka treguar maturi të lartë, aftësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe një sens të fortë për unitet gjithëpërfshirës. Ai ka ditur të udhëheqë me vizion dhe vendosmëri, duke e bërë Kuvendin, ashtu si i ka hije, institucionin më të fortë dhe më të përfaqësueshëm për qytetarët e Republikës sonë”, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…