Gërvalla: Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut

06 maj 2025 | 18:49

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, derisa ka komentuar propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për nisjen e procesit për formimin e një qeverie tranzicionale, ka thënë se LDK-ja nuk po mund t’i formojë institucionet e reja në bashkëpunim me LVV-në duke e anashkaluar Partinë Demokratike të Kosovës.

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Assoc. Prof. Dr. Nijazi Halili Kosova po kalon një…