
Gërvalla mohon korrupsionin, mbështet Martin Berishajn dhe mbron familjarët e Pacollit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është e ftuar në “Pressing” të T7.
Ajo u pyet edhe për dyshimet për korrupsion.
“Në Kosovë ka zhvillim ekonomik sepse është ulur korrupsioni”, tha Gërvalla.
“Korrupsion ka”, tha Kerquki, ndërkaq Gërvalla e pyeti “ku po e bazon”.
“E keni raportin e Departamentit të Shtetit ku thotë se ka korrupsion serioz”, tha Kerquki.
Më pas ajo u pyet për subvencionet që ka marrë familja e Fitore Pacollit.
“Vëllai i saj nuk ka marrë”, tha Gërvalla, ndërkaq Kerquki përmendi edhe dajën e Pacollit.
“Për dajën nuk e di, herën tjetër kur të vijë flas”, tha Gërvalla.
Ndërkaq për Martin Berishajn Gërvalla tha se “është aferë e sajuar nga mediat”.
“Presidentja e Kosovës ka thënë se i ka ndëprrer komunikimet me këtë njeri të dyshimtë”, i tha asaj Kerquki, duke e pyetur se “si mund ta shpërfillin një skandal kaq të madh”. /Gazeta Express