Gërvalla: Në Mitrovicë po përplasen konceptet e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

29 tetor 2025 | 17:48

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se në Mitrovicë po përplasen dy koncepte politike, ai i pasluftës i udhëhequr nga PDK dhe Hashim Thaçi, që sipas saj ka kontribuar në ndarjen e Kosovës dhe lejimin e bandave kriminale serbe në veri, dhe koncepti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që synon rikthimin e sovranitetit në gjithë territorin e vendit.

“Në Mitrovicë po përplasen dy koncepte të mëdha: koncepti i PDK-së së pasluftës dhe i Hashim Thaqit, të cilët i kanë kontribuar ndarjes së Kosovës, i kanë lejuar bandat kriminale serbe me funksionu në veri, kanë qenë të gatshëm me e nda Kosovën në urën e Ibrit, si dhe në anën tjetër koncepti i Albin Kurtit dhe i gjithë neve që jemi në përkrahje të tij dhe rikthimi i sovranitetit cep më cep në vend”, shkruan Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori istogas, Veton Zeqiraj avansohet si 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐢 𝐀𝐬𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫 𝐧ë…