Gërvalla në OKB: Nuk ekziston ‘Kosova dhe Metohia’, është gjuhë e Millosheviqit dhe atyre që ndjekin atë

21 tetor 2025 | 16:58

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në fjalën e saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk ekziston terminologjia “Kosova dhe Metohia”.

Gëravlla ka thënë se kjo është një gjuhë dhe terminologji e Sllobodan Millosheviqit dhe atyre që ndjekin atë.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se kjo shprehje tregon qartë ambiciet hegjemoniste të Serbisë.

“Ma lejoni ta bëjë të qartë që s’ka Kosovë dhe Metohi. Kosova dhe Metohia është shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë. Është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit dhe e atyre që e ndjekin atë”, ka deklaruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, shtetit…