
Gërvalla në siklet pas debatit me gazetarin Kërquki: Votat që i keni marrë nuk janë rezultat i juaji, por i momentumit të Albin Kurtit
Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, e ftuar në emisionin Pressing në T7, ka pasur një debat me gazetarin Kërquki, teksa po flisnin rreth sulmeve të pushtetit ndaj mediave, përcjell Periskopi.
Gërvalla e cila është njëheri edhe në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në një moment u vu në siklet nga gazetari Kërquki, kur ky i fundit e sfidoi të njëjtën se rezultati i saj në zgjedhjet e fundit erdhi vetëm për shkak të Albin Kurtit, e jo për shkak të punës së saj si ministre e Punëve të Jashtme.
Pjesë nga debati Gërvalla – Kërquki:
Donika Gërvalla: Si e shpjegoni rezultatin tim të lartë në këto zgjedhje edhe pse kam qenë më e etiketuara nga mediat.
Leonard Kërquki: Sepse unë mendoj se ai nuk është rezultat i juaji… unë mendoj se ai është rezultat i Albin Kurtit. Pra, juve ju masim kur dilni vetë në zgjedhje për shkak se në listën e Kurtit janë bërë deputet edhe njerëz që kurrë llogarirrjedhëse s’kanë pasë në bankë.
Kjo për shkak të momentumit të Albin Kurtit. Kështu që me gjithë respektin për juve, ato janë vota të Albin Kurtit, jo të juajat.
Donika Gërvalla: Megjithatë në listën tonë ka pasur 110 kandidatë dhe votat që i kam marrë unë mund t’i kishte marrë cilido kandidat po të jetë terësisht e parëndësishme.
Leonard Kërquki: Ju keni qenë prezent në të gjitha tubimet. Keni qenë folëse krah me Albin Kurtin.