Gërvalla në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

09 tetor 2025 | 16:11

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, që  po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut.

Ky takim bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.

Në një postim në “Facebook”, Gërvalla ka njoftuar se takimi  i mëngjesit është drejtuar nga sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, të cilën e ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë në Hillsborough Castle në Belfast.

“Në kuadër të Procesit të Berlinit, pas takimit të mëngjesit, nën drejtimin e Sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Yvette Cooper, u mblodhëm për fotografinë familjare, pak çaste para fillimit të paneleve”, ka shkruar Gërvalla duke publikuar edhe foto nga ty takim.

Gjatë punimeve, ministrja Gërvalla pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, mbetet një nismë qendrore për bashkëpunim politik, ekonomik dhe shoqëror ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 E nderuar drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina…