Gërvalla nervozohet me gazetaren që e pyeti për mandatarin: A jeni e ndërgjegjshme ku keni ardhur? (video)

05 shtator 2025 | 15:59

Ministres në detyrë të punëve të jashtme, Donika Gërvalla, nuk i ka pëlqyer pyetja e një gazetareje për formimin e qeverisë së re.

Kur është pyetur nëse LV-ja do ta dërgoi emrin e mandatarit për kryeministër te presidentja, ajo i është kthyer me nervozizëm gazetares, duke i treguar se ku ka ardhur.

Me arrogancë ajo e ka pyetur gazetaren se a është e ndërgjegjshme se ku ka ardhur.

“A e dini ku keni ardhur dhe për çfarë keni ardhur? A jeni e ndërgjegjshme ku keni ardhur dhe për çfarë keni ardhur? Atëherë, ju lutem, përmbahuni rregullave”, i ka thënë Gërvalla gazetares së agjencisë “Ekonomia Online”.

Këtë deklaratë ajo e ka thënë pas ceremonisë së meshën solemne e cila është organizuar me rastin e festës së Shën Nënë Terezës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26 vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukrainë si…