Gërvalla: Opozita po e bllokon procesin që të mos na vijë radha që ta bëjmë qeverinë

23 maj 2025 | 12:03

Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, pas dështimit të 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se opozita po e bllokon procesin “që të mos na vijë radha që ta bëjmë qeverinë”.

Madje, ajo ka thënë a se dëshira e opozitës është që ta vendosin Kosovën si një shtet të paaftë.

Gërvalla ka theksuar se kjo qasje duhet të ndalet menjëherë.

“Sot ishim dëshmitarë të vazhdimit të bllokadës. Kjo qasje duhet të ndalet menjëherë. Nuk jemi në proces zgjedhjeje të qeverisë, por në konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Gërvalla.

Më tutje, ajo u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të tregojnë përgjegjësi dhe të ndihmojnë në kapërcimin e ngërçit politik, duke theksuar se qytetarët nuk e meritojnë këtë bllokadë të zgjatur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zeynep Store L.L.C, nga Prishtina shpall të pavlefshme certifikatën e…