Gërvalla: PDK-ja, LDK-ja dhe AAK kanë vendosur të bllokojnë krijimin e institucioneve

22 gusht 2025 | 12:03

Deputetja Donika Gërvalla nga Guxo, pjesë e koalicionit parazgjedhor me LV-në, ka thënë  se dështimi që Hekuran Murati të marrë 61 vota për kryeparlamentar tregon se “s’është problemi tek emrat”.

Ajo ka akuzuar  partitë politike që mandatin e kaluar ishin në opozitë se “kanë vendosur të bllokojnë dhe të shohim se deri ku mund ta çojmë bllokadën”.

“Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, thjesht lidhet me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në një fazë të re, të konstituimit të vendit, të formimit të qeverisë”, ka thënë  ajo.

Gjatë paraqitjes për medie, ajo ka folur  edhe për Listën Serbe, partinë e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Kjo parti ka votuar  kundër Muratit gjatë seancës së sotme.

Sipas Gërvallës, Lista Serbe është “parti që synimin e ka zhbërjen e Kosovës, një parti e nuk e ka vendin në Kuvend dhe në udhëheqje komunale. Andaj jemi këmbëngulës që certifikimi për zgjedhjet e tetorit nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet lejuar që të ndodhë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, nuk ka dashur të…