Gërvalla pret në takim ambasadorin e ri gjerman, vlerëson mbështetjen e Gjermanisë

16 tetor 2025 | 12:57

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë këtij takimi, ministrja e uroi ambasadorin për fillimin e mandatit duke theksuar angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, si partnere strategjike dhe aleate kyçe të vendit tonë.

Ministrja Gërvalla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandërprerë që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, si dhe në rrugëtimin e vendit drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Gërvalla theksoi rëndësinë e rolit të mërgatës sonë në Gjermani, e cila shërben si një urë lidhëse shumë e fuqishme mes dy vendeve, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në fushat ekonomike, shoqërore dhe kulturore.

Gjatë takimit me ambasadorin Rudolph, gjithashtu u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët kyç të ekonomisë, sigurisë, energjisë dhe inovacionit.

Ministrja Gërvalla dhe ambasadori u dakorduan për intensifikimin e investimeve dhe për nxitjen e projekteve që përfshijnë mërgatën tonë, duke vlerësuar këtë bashkëpunim si një faktor të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e përbashkët të Kosovës dhe Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mediave spanjolle, Liverpooli ka përgatitur një ofertë të madhe…