Gërvalla pret në takim homologen nga Belgjika

24 nëntor 2023 | 13:04

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib.

Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e MPJD-së dhe pas takimit, pritet që të ketë konferencë për medie.

Po ashtu gjatë ditës ministrja Hadja Lahbib, do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka hapur zyrë në Kosovë. Në…