Gërvalla reagon për zgjedhjen e kryesuesit të KPK-së: Lajm i mirë

13 mars 2026 | 15:50

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për zgjedhjen e Arian Gashit si kryesues në Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Gërvalla në një postim në “Facebook” zgjedhjen e kryesuesit të KPK-së e quan lajm të mirë.

“Lajmi i ditës së sotme është mbledhja e Këshillit Prokurorial, ku suksesshëm u zgjodh kryesuesi i tij. Kjo i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet tona për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional. Funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është thelbësor për zbatimin dhe thellimin e reformës në drejtësi, si dhe për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e lëshoi të enjten…