
Gërvalla: S’kam qenë dhe as nuk jam dëshmitare e Gjykatës Speciales
06 maj 2021
| 10:25
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla sot është pyetur nga gazetarët nëse ka dëshmuar ndonjëherë për Gjykatën Speciale.
Përgjigjja e saj ka qenë e shkurt.
“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, ka deklaruar Gërvalla gjatë një konference për media që pati sot në Prishtinë me rastin e vizitës së homologut të saj kroat, Gordan Grlić Radman.