Gërvalla takohet me homologun nga Bosnja: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet

02 qershor 2025 | 16:52

Gërvalla takohet me homologun nga Bosnja: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq me të cilin ka biseduar për forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

“Sot pata kënaqësinë të filloj ditën me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Elmedin Konakoviq, gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet dhe integrimin evropian. Gëzohem për këtë takim dhe për mundësitë që na presin!”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

Kryediplomati boshnjak ka arritur në Kosovë për pjesëmarrje në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Policisë së Kosovës (PK), i kryesuar nga…