 
                    Gërvalla takohet me homologun senegalez, e fton për vizitë në Kosovë
                01 dhjetor 2023
                |  08:11
            
        Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj senegalez, Ismaila Maidor FALL.
Gjatë këtij takimi, Gërvalla tha se homologun e falënderoi për mbështetjen që Senegali e ka ofruar për Kosovën.
“Shpreha përkushtimin dhe vullnetin për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, shkroi Gërvalla.
Më tej ajo bëri me dije se Maidor Fallin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        