Gërvalla takohet me Varhelyi, përparimi në dialog objektiv i përbashkët

26 prill 2022 | 20:15

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi është takuar sot me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, me të cilën ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Varhelyi, në një postim në “Twitter”, ka shkruar se takimi është mbajtur në kuadër të Forumit “The EU Meets the Balkans” në Sofje të Bullgarisë.

“Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, përdorimi i mundësive të ofruara nga EIP dhe përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë janë objektivat tona të përbashkëta, ndërsa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Na ndajnë pak minuta nga fillimi i një sfide që…