Gërvalla takon ambasadorin e ri britanik, flasin për sundimin e ligjit dhe proceset politike

06 mars 2024 | 20:22

Thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, ishte tema kryesore e takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përcjell Reporteri.net.

Gërvalla, siç njofton kumtesa për media, e uroi për marrjen e detyrës duke shprehur besimin dhe vullnetin institucional për bashkëpunim të ngushtë në çështjet me interes të përbashkët.

Ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Hargreaves rreth proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës dhe progresin e arritur në shumë fusha, si në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive qytetare, zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim në strukturat euroatlantike.

“Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe për rolin e rëndësishëm që e luan sot në çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e thellë ndaj Republikës sonë”, thuhet në kumtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tivex ShPK shpall te pavlefshme certifikaten e TVSH-se me numër:…