Gërvalla tha se ka rrezik që 4 deputetë të Listës Serbe ta votojnë Kurtin, Rashiq: S’ndodh, as mirëmëngjesi s’më thonë

27 maj 2025 | 13:03

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, i pyetur për një deklaratë të deputetes Donika Gërvalla se ka rrezik që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë krijimin e qeverisë Kurti, ka thënë se s’ka gjasa që të ndodh një gjë e tillë, meqë sipas tij ata janë tepër të disiplinuar.

Rashiq ka thënë se ata s’guxojnë t’i thonë as mirëmëngjesi, për faktin që janë në kontroll të plotë të partisë dhe Aleksandër Vuçiqit.

“Nuk e shoh si diçka të mundshme. E di se çfarë disipline kanë. Ata persona të Listës Serbe, janë emëruar si deputet. S’ka qenë diskutabile a do të jenë deputetë, vetëm ka qenë sa prej tyre do të jenë deputetë. S’guxojnë as mirëmëngjesi mem  thënë”, ka thënë Rashiq në “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga aspekti personal, te finalja e Ligës së Kampionëve ndaj…