
Gërvalla thotë se duhet të lejohet certifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
22 gusht 2025
| 13:16
Deputetja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, pas dështimit të Hekuran Muratit që të bëhet kryetar i Kuvendit, ka folur para gazetarëve edhe për Listën Serbe, partinë e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Gërvalla ka thënë se nuk duhet të ndodhë certifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
Ajo ka thënë se Lista Serbe është “parti që synimin e ka zhbërjen e Kosovës, një parti e nuk e ka vendin në Kuvend dhe në udhëheqje komunale. Andaj jemi këmbëngulës që certifikimi për zgjedhjet e tetorit nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet lejuar që të ndodhë”.