
Gërvalla thotë se heqja tarifës ndaj produkteve amerikane është hap i guximshëm i qeverisë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka vlerësuar si hap të guximshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 10 për qind për produktet amerikane.
Në mbledhje të qeverisë, ajo e ka falënderuar edhe kryeministri në detyrë për gatishmërinë që të ndërmarr këtë hap.
Ndonëse raportet Kosovë – ShBA në këtë mandat kanë qenë më të ulëtat, Gërvalla pretendon se këto raporte kanë avancuar.
“Gjatë katër vjeçit që lamë prapa, marrëdhëniet me ShBA-të kanë arritur një transformim substancial, i cili ka çuar në forcimin të marrëdhënieve bilaterale në fusha të rëndësishme, sidomos në fushën e sigurisë dhe diplomacisë. Prandaj, këtë vendim, që shpresoj që do ta marrim sot, e shohim si vazhdimësi të politikave të pandara të vendit tonë me ShBA-të, jo vetëm në forcimin e miqësisë, por në krijimin dhe forcimin e një partneriteti me shtetin, i cili ka qenë gjithmonë përkrahës në temat që kanë të bëjnë me shtetësinë tonë. Prandaj, faleminderit shumë edhe ministrisë së Financave, edhe ju kryeministër për gatishmërinë që të bëjmë këtë hap të guximshëm nder të parët në kontinentin tonë”, ka thënë Gërvalla.