Gërvalla thotë se ka ‘forcuar pozicionin ndërkombëtar’ të Kosovës

11 gusht 2025 | 12:31

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, në konferencën e tetë të ambasadorëve ka folur në superlativ për qeverisjen katër vjeçare të qeverisë Kurti II, ku ka shërbyer si Ministre e Jashtme, duke thënë se gjatë kësaj kohe është “forcuar pozicioni ndërkombëtar” i Kosovës.

Vendi nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe me raporte të lënduara për vite me radhë me qendrat e botës perëndimore, Gërvalla ka pretenduar të kundërtën.

“Po ashtu kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm në organizatat ndërkombëtare, duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Enca Haxhia ka zgjedhur të mahnisë fansat duke publikuar…