Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

09 maj 2025 | 12:22

Në pyetjen e gazetarëve se çka nëse presidentja Vjosa Osmani e propozon një Qeveri, Gërvalla ka thënë se shefja e shtetit s’mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë dihet që Qeverinë dhe kryetarin e Kuvendit e propozojnë ata që i kanë fituar zgjedhjet.

“Ne mund të flasim për çka do të që doni, por ne të gjithë duhet të veprojmë në kuadër të kompetencave tona kushtetuese. S’duhet t’i ngatërrojmë kompetencat sepse atëherë hyjmë në anarki totale. S’ka kompetenca askush përveç atyre që i kanë fituar zgjedhjet. Një herë të propozojnë kryetarin e Kuvendit, ta konstituojmë Kuvendin dhe pastaj të kalojmë në Qeveri. Të gjithë duhet të veprojmë në kuadër të kompetencave që i kemi dhe jo në tejkalim të tyre”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionja Olimpike dhe një nga figurat më të ndritura të…