Gërvalla udhëton për në Nju-Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

21 tetor 2025 | 11:36

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju-Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër…