Gërvalla: UNMIK-u duhet të përfundojë misionin në Kosovë, nuk i shërben më asnjë qëllimi

21 tetor 2025 | 20:25

Në adresimin e saj para Këshillit të Sigurimit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla deklaroi se “UNMIK-u duhet të mbyllet. Është një humbje e madhe parash të OKB-së. Nuk i shërben më asnjë qëllimi.”

Më tej ministrja Gërvalla theksoi:
“Nëse UNMIK-u do të largohej nesër, asgjë nuk do të ndryshonte në Kosovë dhe për qytetarët e saj”. Ne kemi institucione demokratike, agjenci ndërkombëtare dhe organizata të OKB-së që po bëjnë punë të shkëlqyer,” u shpreh ministrja Gërvalla.

Ajo theksoi se raportet e njëanshme të UNMIK-ut nuk pasqyrojnë të vërtetën e zhvillimeve në terren, duke i injoruar faktet që dëshmojnë përparimin demokratik të Kosovës dhe përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sundimit të ligjit.

Në fund,ministrja Gërvalla ritheksoi se Kosova po ecën me vendosmëri në rrugën e saj euroatlantike, ndërsa rajoni i Ballkanit do të gjejë paqen e plotë vetëm atëherë kur Serbia të heqë dorë nga ideologjitë e saj agresive dhe ekspansioniste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha (Kërkesa e vonuar, por me shumë peshë…