
Gërvalla uron Ukrainën: Qëndrojmë me ju!
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.
Ajo ka deklaruar kështu në një event të organizuar për nder të gazetarëve që janë strehuar në Kosovë.
Gërvalla ka theksuar se Kosova qëndron pranë Ukrainës dhe beson në fitoren e luftës që po zhvillohet nga Rusia.
“Ky event është rreth juve sot është rreth historisë, kulturës, qëndrueshmërisë dhe pavarësisë. Ju e keni ndjerë vet, por unë do të mundohem ta sqarojë se pse jeni kaq të veçantë për ne. Unë isha fëmijë tetë vjeç kur u bëra refugjate. U largova me forca nga vendi im me nënën time dhe dy vëllezërit. Ne lamë pas çdo gjë shtëpinë, shkollën dhe lojërat”.
“Ne ishim një nga familjet që u larguan, mijëra njerëz u detyruan të largohen nga Kosova. Kur është puna tek agresioni ne e kemi ndjerë në lëkurën tonë si është ndjehesh e të jesh target nga një fqinj agresiv”.
“Kosova qëndron me Ukrainën. Kosova jo vetëm që dëshiron që ju të mos mposhteni, por Kosova dëshiron që ju të festoni pavarësinë tuaj. Jam e bindur se do të keni sovranitet të plotë, dhe ne do të festojmë bashkë këtë fitore”, ka thënë Gërvalla.