
Gërvallës i lëshohet një video ku dikur e quante Kurtin komunist, tash thotë se Albini ka lëvizur kogja shumë nga atëherë
25 gusht 2025
| 21:45
Gërvalla, e cila sot është krah i djathtë i Kurtit, tha në emisionin Pressing se Kurti ka lëvizur kogja shumë nga e majta ekstreme drejt një partie socialdemokrate.
“Gjuha nuk më ka pëlqyer atëherë dhe gjithmonë kam qenë e hapur në atë kohë”, deklaroi Gërvalla.
Kur ishte pyetur nga gazetari Adriatik Kelmendi, se për çfarë ideologjie e ka fjalën, Gërvalla kishte vlerësuar se ideologjia e Kurtit ishte ajo e ish-diktatorit shqiptar.
“Unë e lidh me kohen e regjimin komunist dhe gjuha e tij mua me kujton kohen e regjimit komunist, gjuha që ai përdor”, kishte thënë Gërvalla.