Gërxhaliu: Kosovës i duhet rritje ekonomike substanciale, ndoshta edhe dy për qind

06 janar 2020 | 14:31

Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se edhe pse vitet e fundit është vlerësuar se rritja ekonomike ka qenë mbi katër për qind, ajo rritje ekonomike duhet të jetë reale.

“Kosova ka nevojë për rritje ekonomike reale, jo numerike. Kosova nuk duhet ta promovojë rritjen ekonomike prej 4% bazuar vetëm në një indikator dhe atë vetëm në rritjen e konsumit”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Kosovës i duhet rritje ekonomike substanciale, ndoshta edhe dy për qind, por bazuar në rritje të eksporteve, në rritje të investimeve të huaja, në rritje të kontraktimit të punëve të kompanive vendore në vende të jashtme, në rritje të eksportit të shërbimeve në IT, krijim të vendeve të reja të punës dhe involvim të remitencave nga diaspora në zhvillim ekonomik. “Për t’i arritur këto objektiva në Kosovë duhet të ketë sundim të rendit dhe ligjit”, u shpreh Gërxhaliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga supermodelet më të famshme në botë.…