Gërxhaliu: Pa stabilitet politik, s’mund të kemi zhvillim ekonomik

07 korrik 2021 | 12:22

Qeveria Kurti II së fundmi ka prezantuar pakon për rimëkëmbje ekonomike në Kosovë, në vlerë prej 420 milionë euro, përmes së cilës po synohet mbulueshmëria fillestare e dëmeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një intervistë për “Periskopin”, ka treguar se në çfarë situate gjendet Kosova, si qëndrojnë vendet e rajonit krahas shtetit tonë, si dhe flet për qasjen e Qeverisë karshi  çështjeve emergjente.

Gërxhaliu po ashtu ka theksuar se Qeveria Kurti po prioritizon çështje tjera krahas ekonomisë, për çka vlerëson se Kosova nuk mund të ketë as  stabilitet politik dhe as social pa zhvillim ekonomik. “E kuptojmë se 100 ditëshi i Qeverisë s’mund të jetë një shkop magjik i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara nga  e kaluara. Në rend të ditës është e vërtetë se pandemia COVID-19 i ka lënë gjurmët e veta edhe në aspekt ekonomik, politik, integrues por mbi të gjitha emocional. E kur e shohim një paralele të asaj se çka kanë bërë vendet e rajonit  për biznese dhe qytetarë dhe sa e kanë pasur mundësi qytetarët për të shijuar dorën e shtetit, vërtetë Kosova ka arsye shumë më tepër për brengosje sesa të ecim në qetësi”, ka thënë ai, duke shtuar se në Mal të Zi janë investuar më tepër se 1 miliard e 400 milionë euro ndihmë, Shqipëria e ka kaluar numrin prej 1-3 miliardë ndihma, Maqedonia po ashtu, ndërsa Serbia në të vërtetë e ka shfrytëzuar pandeminë nga një sfidë, e ka shndërruar në rikthim.  “Kosova që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, ka pas 2 pako; ajo e marsit dhe e tetorit. Totali i ndihmës së qytetarëve gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë 269 milionë euro, prandaj po shihet sa jemi larg dhe në këtë drejtim çdo angazhim për një pako të re, për një ndihmë konkrete, edhe për qytetarë edhe për biznese, veçanti për rimëkëmbje ekonomike, duhet të mirëpritet dhe duhet të mbështetet”, u shpreh Gërxhaliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi…