Getafe zyrtarizon trajnerin e ri

06 tetor 2021 | 13:03

Getafe e shkarkoi dy ditë më parë trajnerin Michel dhe nuk ka vonuar të gjejë pasuesin e tij.

Klubi spanjoll ka zgjedhur Quique Sanchez Flores, i cili për herë të fundit ishte në krye të Watfordit në Premier Ligë.

Flores e ka nisur karrierën si trajner me një ekip profesionist pikërisht në këtë klub, pasi kishte drejtuar moshat e Real Madrid.

Në vitin 2004 Getafe i besoi stolin dhe sezonin pasardhës kaloi te Valencia. Flores ka drejtuar edhe klube si Atletico Madrid, Benfica dhe Espanyol, si dhe ka punuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Kinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, kandidati i…