
Gëzuar Bajramin e Madh!
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një tekst urimi publikuar në “Facebook”, ajo ka thënë se kjo ditë feste duhet të na shërbejë për ta na afruar dhe për t’iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në sajë të këtij angazhimi.
Teksti i saj i plotë, pa ndërhyrje:
Pas ditëve të sakrificës në emër të Zotit, mëshirës, humanizmit e solidaritetit, festa e Fitër Bajramit përmbyllë një kapitull të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.
Sot s`do të mund të takoheni për t`ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, shkaku i pandemisë, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë.
Le të shërbejë kjo ditë feste për ta na afruar dhe për t`iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në saje të këtij angazhimi!
Festa e Fitër Bajramit sjelltë na familjet tuaja paqe, lumturi e begati!
Gëzuar Bajramin e Madh!