
Gianni Infantino: Në Kosovë, puna që miku im Agim Ademi ka bërë është absolutisht e shkëlqyer
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidentja Vjosa Osmani, një nder ky për kontributin e tij ndaj futbollit kosovar, ka dhënë edhe një intervistë në FFK Podcast.
Ai gjatë kësaj interviste ka folur për sukseset që ka arritur vendi ynë në zhvillimin e futbollit.
Infantino ka theksuar se puna që është bërë në zhvillimin e futbollit kosovar, ka meritat e mikut të tij, presidentit të FFK-së, Agim Ademi.
“Dhe në Kosovë, këtu me mikun tim Agim Ademi, puna që është bërë është absolutisht e shkëlqyer. Këtë e shohim kur shohim gjyqtarët, e shohim zhvillimin e të rinjve dhe ekipet kombëtare të të rinjve. Talenti që e keni nuk do të dalë në pah nëse nuk punojmë për ta, nëse nuk e kultivojmë atë. Dhe puna që është bërë, vërtetë është e jashtëzakonshme, sepse sigurisht bëhet fjalë për një vend të ri. Është një vend, që ende po ndërtohet. Prandaj, kontributi i futbollit në vetë vendin, mendoj se është shumë i rëndësishëm dhe ajo që është bërë nga Federata mund vetëm t’i përgëzoj dhe t’u urojë për gjithë punën që kanë bërë deri më tani. Mendoj se faza e ardhshme, nëse mund ta them kështu, duhet të jetë në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n, me qeverinë, për të investuar më shumë në infrastrukturë”, ka thënë Infantino.