Giannis Antetokounmpo: LeBron më i miri në botë, një ditë dua të luajmë së bashku

02 dhjetor 2020 | 12:16

Giannis Antetokounmpo është shpallur dy sezonet e fundit basketbollisti më i mirë në NBA në sezonin e rregullt, duke marrë trofeun MVP. E megjithatë, skuadra e tij Milwaukee Bucks nuk ka mundur të shkojë në finalet “play-off”.

Basketbollisti grek shprehet se ka një admirim të madh për LeBron James, që e fton të luajë tek ekipi i Bucks: “Nëse LeBron vjen këtu, apo ndonjë lojtar tjetër i madh, për mua nuk ka rëndësi nëse qëndroj në stol, unë dua të fitoj”.

“LeBron është basketbollisti më i mirë në botë dhe për mua do të jetë një nder të luaj me të ndonjë ditë. Kur unë të jem më i miri do ta them pa frikë, por për momentin ai është më i miri. Për mua është një model”, ka deklaruar Giannis.

“Luan prej 17 vitesh në NBA dhe asnjë nuk ka folur keq për të. Bën punën e tij dhe vazhdon të fitojë. Nëse do të kisha mundësi të votoja për trofeun MVP do t’i jepja votën time”, ka thënë Giannis Antetokounmpo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka kaluar Projektligji për…