
Giannis fiton duelin me LeBron, triumfojnë Phoenixi e Memphis
Kampionët e Milwaukee Bucks fituan me rezultat 131-116 në fushën e Lakersave, një ndeshje e dominuar nga miqtë, që ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.
Antetokounmpo ishte magjik në parket, autor i 44 pikëve e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e LeBron James. Humbet edhe ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Clippers, që u mund 135-109 nga Memphis, që ngjitet i treti në Perëndim. Ja Morant me 30 pikë e Jackson me 26 pikë ishin më të mirët për Memphisin. Vijon kriza e Brooklynin, që pësoi humbjen e nëntë radhazi në kampionat.
Nets u mundën në fushën e tyre 126-91 nga Boston (Brown e Smart 22 pikë secili). Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix, që sot fitoi 114-109 ndaj Philadelphia (Booker 35 pikë), ndërsa Dallas fitoi me rezultat 116-86 ndaj Detroitit, falë 33 pikëve e 11 asistime të Luka Donqiq, më i miri në fushë. /Telesport/
Rezultatet
Philadelphia – Phoenix 109-114
Atlanta – Indiana 133-112
Brooklyn – Boston 91-126
Memphis – Clippers 135-109
New Orleans – Houston 110-97
Dallas – Detroit 116-86
Denver – New York 132-115
Lakers – Milwaukee 116-131
Portland – Orlando 95-113
Sacramento – Minnesota 114-131