
Gijotina politike e Rusisë brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës!
Shkruan: Xhevdet Smakiqi, avokat
Inicimin e Raportit te Dick Martyt kundër UÇK-së e ka bërë deputeti rus në vitin 2010 në Këshillin e Evropës kur Rusia ishte anëtare deri në vitin 2023.
Ky inicim famëkeq i falsifikuar politikë është bërë pak ditë pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 22 korrik 2010 ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
Pra, raporti i Dick Martyt u aprovua nga Asambleja e Këshillit të Evropës dhe për rrjedhojë shtetet anëtare dhe ShBA-të për t’i shqyrtuar dyshimet e detyruan Republikën e Kosovës ta nxjerrë Ligjin për Dhomat e Specializuara më 5 gusht 2015.
Raporti Dick Martyt për dyshimet për trafikim organesh u shemb në hetimin paraprak të Kreyhetuesit Willamsion ku nuk u gjet asnjë provë kundër luftës çlirimtare të UÇK-së për shtëpinë e verdhë as trafikim organesh.
Atë botë në fund dhjetor të vitit 2017 Qeveria e Kosovës tentoi ta shfuqizojë Ligjin për Dhomat e Specializuara por ishte e pamundur pasi Kosova kishte ndryshuar Kushtetutën duke e amandemantuar në rrjedhë të kësaj ish-presidenjta Atifete Jahjaga kishte nënshkruar marrëveshje me Mbretërinë të Holandës për bartjen e sovranitetit faktik dhe juridik për operimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, kurse anëtaret e Këshillit të Evropës kishin ndarë buxhetin për stafin e DHS-ve.
Në nëntor 2020 u vetëdorëzuan 4 krerët e UÇK-së pa asnjë rezistencë përfshirë ish-presidentin Thaçi.
Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së ishte mbi 60% i fshehur privat me dëshmitar të mbrojtur me deklarata të redaktuara, me trup gjykues të njëanshëm joprofesional dhe me dëshmitarë publik qesharakë ku trajtohej humbja e një mezati.
Qeveria anti-UÇK-së e Albin Kurtit dhe shumica parlamentare e LV-së e as PDK-ja e AAK-ja nuk patën fuqinë të siguronin mekanizma të monitorimit ndërkombëtar e as të kërkonin themelimin e një Këshilli Gjyqësor miks ndërkombëtar e vendor për Dhomat e Specializuara.
Për me keq Qeveria Kurti dhe Ministria e Drejtësisë ndryshoi qëllimshëm Udhëzimin Administrativ 08/2022 me UA Nr.01.2024 për t’ua përgjysmuar mbrojtjen financiare avokatëve mbrojtës për krerët e UÇK-së, për pasojë u tërhoqën kryembrojtesi Kihy dhe Ben Emrson.
Albin Kurti bënte humor të zi se nuk dinte t’i plotësonte formularët për t’i vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.
Albin Kurti ia ndihmonte ZPS-së se Hashm Thaçi e Kadri Veseli vendosin për vendimet e opozitës duke shtuar arsye për vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre.
Besimi i publikut sot është një zero e madhe. Askush, vëzhgues objektiv, njeri normal në Kosovë nuk i beson Dhomave të Specializuara sepse atje ka politikë të inicuar nga deputeti nga Rusia dhe jo drejtësi.
Sot, më 7 gusht 2025 populli do t’i thotë JO Dhomave të Specializuara. Nuk vendosni në emër timin.