‘Gima’ e quan ‘shpirt’ Albin Kurtin (Video)

20 shtator 2019 | 22:28

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri të premtën u vizitua në vendlindjen e tij, fshatin Gushavc, nga shefi i partisë së tij dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Miqësia mes të dyve duket se vetëm sa është trashur, marrë parasysh mënyrën e çuditshme se si i drejtoheshin njëri-tjetrit.

“Më lejoni ta përshëndes mikun tim, shpirtin tim, Albin Kurtin”, ka thënë Bahtiri në një binë të improvizuar, duke iu referuar me buzëqeshje kreut të Vetëvendosjes.

Ndërkohë që Kurti iu drejtua vartësit të tij me “Gima”, si një shkurtore për emrin Agim.

Pas Gushavcit, kreu i VV-së u përcoll nga Bahtiri edhe në katundin e Zhabarit.

Bahtiri para afërisht një muaji i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje duke braktisur Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci, është përforcuar edhe me…