“Giro d’Italia”, Pedersen fiton në Vlorë

12 maj 2025 | 08:44

Etapa e tretë e “Giro d’Italia 2025”, në formë unaze me nisje nga Vlora dhe finish po në qytetin bregdetar, u fitua nga Mads Pedersen.

Danezi rimorri bluzën rozë nga favoriti për fitimin e këtij edicioni Primoz Roglic, që tashmë ka nëntë sekonda diferencë nga kryesuesi.

Ai fitoi sprintin final, i ndjekur nga Strong dhe Aular, teksa dhjetë çiklistë e mbyllën garën në të njëjtën kohë, teksa në 15 vendet e para, u renditën dhjetë italianë.

Ky ishte plani. Që të kontrollonim ritmin, të pozicionoheshim mirë dhe të kisha mundësinë të fitoja në sprint. I realizuam objektivat me dy etapa të fituara dhe të merrja sërish bluzën rozë”, tha Pedersen.

Etapa e tretë që kaloi në Kotë deri në Qeparo dhe përshkroi të gjithë rivierën e Vlorës, ishte emocionuese.

Ndryshe nga dy etapat e para, fatmirësisht nuk u regjistruan aksidente, edhe pse një dhi e cila u shkëput nga tufa rrezikoi çiklistin Dion Smith, në momentin kur kaloi grupi i madh, shkruan Klan.

Me finishin në Vlorë, i erdhi fundi edhe prezencës historike të “Giro d’italia 2025”.

Çiklistët do të pushojnë për 24 orë, për t’u spostuar në Itali, aty ku të Martën do të zhvillohet etapa e katërt 189 kilometër e gjatë, nga Alberobello në Lecce.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në rrjetin…