
Giroud rikthehet në Francë, nënshkruan kontratë për një vit me Lille
03 korrik 2025
| 11:53
Olivier Giroud është rikthyer në Francë. Sulmuesi i njohur ka firmosur me skuadrën e Lille, pas një eksperience jo dhe aq pozitive në MLS te Los Angeles.
“Olivier, familja Lille është e lumtur dhe krenare që të mirëpret këtu në shtëpi. Mirë se vini te Mastiffs”, shkruhej në deklaratën e klubit, duke iu referuar nofkës së dhënë lojtarëve të klubit verior.
Giroud nuk është i vetmi kampion bote i vitit 2018 që ka vendosur të kthehet për të luajtur në atdheun e tij. Paul Pogba, pas një viti e gjysmë larg fushës, ka zgjedhur gjithashtu Francën për të filluar nga e para, duke nënshkruar me Monacon.