
Giroudin e dëshiron Marseille
22 dhjetor 2020
| 15:17
Olympique Marseille ende do që ta transferojë sulmuesin e Chelsea-s, Olivier Giroud, sipas raportimeve nga Le10Sport.
Gjiganti francez është në kërkim të një sulmuesi, dhe në janar do të lëshohen në një ofensivë për të gjetur një të rangut më të lartë.
Një herë kampionët e Evropës e kanë kërkuar ish-yllin e Arsenalit edhe në të kaluarën, dhe si duket kjo dëshirë do të shndërrohet në tentativë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.