GJAK PËR ATDHE DHE GJAK PËR TË SHPËTUAR JETË NUK ËSHTË NJEJTË, POR NË TË DY RASTET ËSHTË GJAK

13 shkurt 2026 | 12:20


Ismet Sylejmani

Janë dy dhurues gjaku, për Atdhe dhe për jetë!
Jo gjithmonë gjaku i derdhur për Atdhe e bën Atdheun të lirë, sikur jo gjithmonë gjaku i dhuruar për jetë, shpëton jetë!
Ka njerëz dhe ka kohëra që nuk maten me fjalë, por maten dhe peshohen me gjak!
Edhe gjaku për Atdhe edhe dhurimimi gjakut për të shpëtuar jetë, maten dhe peshohen me sakrificë dhe jetë të vëna në rrezik për të tjerët!

Harresa mund të jetë dobësi, por përbuzja jo vetëm është padrejtësi, por është edhe poshtërsi!

Ai që ka dhënë gjakë për Ty e për Atdheun, në shumë raste janë dy, por edhe mund të jetë edhe një,sepse ka raste kur para luftës se UÇK-së ka qenë dhurues i gjakut e gjatë luftës e ka derdhur gjakun në luftë për çlirimin e Atdheut, të tillë ose janë invalid lufte, ose Dëshmor e Heronj të Kombit!

Nëse të parin nuk mundesh me e nderu, sepse në shumë raste gjaku është dhënie vullnetare, ani pse dihet kush e jep, por nuk dihet kush e merr, së paku nuk duhesh me e harru, por është tragjedi nëse e përbuzë!

Gjaku i dhuruar për të shpëtuar jetën e tjetrit, jo vetëm është akt që nuk duhet të harrohet sa të jeshë në jetë, por edhe pas vdekjes duhet të vazhdojë nderimi për atë akt, dhe kjo do të mund të ndodhë nëse ke pasardhës të denjë e vazhdues besnik e largpamës të kauzës tënde njerëzore, çlirimtare-atdhetare e integruese progresive!

Ai që ka dhënë gjakun për tokë në fushbetejë lufte, ai që ka qëndruar përballë armikut kur ti dhe familja jote keni kërkuar mbrojtje, nuk është thjesht vetëm një njeri nga ata, por bashkë me UÇK-në, është themel i lirisë që sot e gëzon dhe jetës së lirë që e jeton!

Kur errësira pushtuese serbe mbuloi vendin, kur populli jetonte mes frikës, dikush kishte guximin dhe trimërinë dhe doli përpara plumbit të armikut!

Ai që doli para plumbit të pushtuesit serb, la prindërit, la gruan, la fëmijët, la familjen… dhe u bë mur për Ty e për familjen Tënde!

Gjaku i derdhur për Atdhe jo vetem nuk fal harresë e nuk duron përbuzje,
Por ai kërkon nderim e dinjitet!

Dallimi i dhënies së gjakut për të shpëtuar jetë dhe i derdhjes së gjakut për Atdhe, është i madh, fisnik dhe është mision, por në esencë shumë dallon!

As mos e harro, as mos e përbuz, kush e harron të parin dhe e përbuz të dytin, nuk ka të ardhme të sigurtë me dinjitet dhe perspektivë të shëndoshë nerezore e kombëtare!

Dallimi i dhënies gjak për të shpëtuar jetë dhe i derdhjes së gjakut për të çliruar Atdheun nga pushtuesi është i madh, por në të dy rastet është gjak!

Gjak për të shpëtuar jetë japin atdhetarët e tradhtarët, por gjak për të çliruar Atdheun nga pushtuesit derdhin vetëm patriotët e atdhetraët e kurrë tradhtarët!

Ai që të ka dhënë gjakun, që është ngritur e ka qëndruar i vendosur përballë rrezikut me jeten, kur t’i dhe familja jote keni qenë të pambrojtur e të kërcënuar, nëse eventualisht e ke harruar, jo vetëm mos e përbuz, por as mos i dil kundër, se të vret zoti!

Prishtinë, 13 Shkurt 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e pestë të deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër…