GJAKDERDHJA E VOTËS SHQIPTARE NË MAQEDONI TË VERIUT
Pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, realiteti politik kombëtar shqiptar ka pësuar ndryshim!
Votuesi shqiptar është bindur edhe një herë se është zot i fateve të veta, edhe atëherë kur e dergon votën në vend të duhur, por edhe atëherë kur lejon të manipulohet vota e tij, dhe ta dërgojë votën në dëm të interesave të strategjisë pozitive kombëtare!
E ardhmja mbetet të shihet se çka do të dëshmojë, por një gjë dihet se në këto zgjedhje, i kanë futur duartë kundërshtarët e çështjes shqiptare, ata në masë të madhe e kanë destinuar votën shqiptare të përfundojë në shtratin e huaj, pasojat e të cilës do të shihen më vonë!
Dihet fakti se në kohë lufte armiqtë tentojnë të ta devijojnë saktësinë e goditjes së plumbit e të predhës së topit, me një fjalë dëshirojnë që pushka të të mos qëllojë në shenjë, kurse në kohë paqeje kundërshtarët politik bëjnë gjithëçka që është e mundshme të ta devijojnë votën, ose të shkojë dëm ose të shkojë në anën e tyre!
Me keqardhje mund të deklarojmë se ka simptome qarta ta shohim në realitet formulën se: “Kombi që harron ata që e mbrojtën dhe e çliruan, ata që e drejtuan dhe ata që i dolën zot, do të mbetet jo vetëm i harruar, por edhe do të përbuzet, do të jetë pa dinjitet e do të nëpërkëmbët, nga amiqt e djeshëm dhe nga kundërshtarët politik të sotëm”!
Përbuzja moderne shqiptare në Maqedoninë e Veriut është në fillim të proçesit të gjakderdhjes së saj, trajkëtorja e zhvillimit të ngjarjeve do të shihet në të ardhmen, ndonëse për degradim nuk duhen fakte e argumente, sepse kur festojnë armiqt e kundërshtarët dhe ngrisin dolli për suksesin tënd, aty ska koment!
A do të parandalohet gjakderdhja e votës shqiptare, mbetet të shihet!
Kërçova dhe Bërvenica janë arena e fillimit të gjakderdhjes së votës shqiptare!
Këtë gjakderdhje e ndalon vetëm strategjia skenderbegiane e platformës së Skënderbeut modern të kombit shqiptar, Komandantit e Udhëheqësit të popullit e Atdheut Ali Ahmeti!
Prishtinë, 6 Nëntor 2025!




