Gjakova e Re, kampion i Ligës së Dytë

14 prill 2022 | 16:40

Skuadra e Gjakovës së Re është shpallur kampion i Ligës së Dytë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Gjakova e Re edhe në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it ka mundur Kosovarin, kësaj radhe 65:50, duke u shpallur kampion dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Kupën kapitenit të skuadrës gjakovare, Erion Qarkagjia ia ndau Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së. Medaljet i ka ndarë Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së, Faton Kurshumlija, Komisar i Garave të FBK-së dhe Adea Roka, Drejtoreshë për Sport në Komunën e Gjakovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inventarët e naftës së papërpunuar javën e kaluar u rritën…