
Gjakova në finale të Evropianit
17 prill 2021
| 16:10
Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë.
Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili e mposhti zviceranin Nils Stump me hedhje maestrale në fillim të kohës shtesë.
Për Akilin është suksesi më i madh në karrierë. Ai synon të artën. Përballë në finale do ta ketë izraelitin Tohar Butbul.