Gjakovari tenton t’i korruptojë me para policët në Shqipëri

26 maj 2025 | 15:17

Një 38-vjeçar nga Gjakova është proceduar penalisht në Durrës, pasi ka tentuar të korruptonte një polic rrugor për të shmangur një masë administrative.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Pavarësia”, ku drejtuesi i një autobusi është ndaluar nga policia rrugore pasi po përdorte celularin gjatë vozitjes. Në përpjekje për të mos u gjobitur, ai është përpjekur t’i jepte para punonjësve të policisë.

“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Policia rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e policisë”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung Galaxy S25 Ultra është pajisja që shënon një tjetër…