Gjakovës i shtohet edhe një mjeke e re

18 qershor 2026 | 20:21

Gjakova është bërë më e pasur edhe me një mjeke të re. Emira Lleshi, vajza e Agron Lleshit dhe mjekes Leonora Lleshi, ka përfunduar me sukses studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Në moshën 24-vjeçare, Emira ka diplomuar me notën mesatare 9.4, duke dëshmuar përkushtim dhe rezultate të shkëlqyera gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Pas diplomimit, ajo pritet të vazhdojë specializimin në fushën e mjekësisë, me synimin që njohuritë dhe përvojën e saj t’i vërë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe kujdesit për shëndetin e tyre.

Familjarë, miq dhe kolegë kanë shprehur urimet më të mira për sukseset e saj të deritanishme dhe për rrugëtimin profesional që e pret në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo është historia e Azë Brahimajt, gruas që si shqiponjë…