Gjaku i dëshmorëve dhe i të gjithë të pafajshmëve thërret për drejtësi

02 tetor 2020 | 08:18

Shkruan: Rafis Aliti – ‘Mësuesi’

Gjatë viteve të 80-ta dhe viteve të 90-ta shqiptarët dënoheshin për nacinalizëm, seperatizëm dhe iredentizëm nga gjykatat e shtetit të ashtu quajtur Jugosllavi, dhe vendimet gjykatat i mernin si thoshte Beogradi.

Kurse tani po arrestohen dhe po kidnapohen çlirimtarët e Kosovës nga Gjykata Speciale e veshur me petkun e Bashkimit Evropian.

Të nderuar, Shoqata e Veteranëve të luftës së UÇK-së nuk e pengoi punën e Gjykatës Speciale, por ndodhi e kundërta.  Nuk e kanë  detyrim ligjor organizata e veteranëve të luftës e as gazetarët që të ruajnë dokumentet dhe dëshmitarët e Gjykatës Speciale.

Gjykata Seciale duhet të jep përgjigje dhe të informoj Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, se si është e mundur që ato materiale (dosje, dokumente) të dalin nga ajo Gjykatë, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e të gjitha atyre dokumenteve.

Gjykata Speciale duhet të jep përgjigje, kush ishte ai person që i dërgoi ato materiale në zyrat e OVL-UÇK-së dhe interferoi punen e tyre. Nëse Gjykata Speciale e Hagës në Kosovë nuk arreston abuzuesit e saj, me detyrën  e shenjtë të dhënies së drejtësisë, atëherë kjo Gjykatë nuk është e besueshme për askënd në vendimet e saj të mëtejshme.

Zotërinj të Gjykatës Speciale po luani me fatet e Shtetit të ri të  Kosovës dhe këtë institucionet e Kosovës nuk duhet ta lejojnë. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur me arestimet e fundit, veprimet e kësaj gjykate janë në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut.

Pra, po të ndodhte e kundërta ato materiale të dilnin nga zyrat OVL-UÇK-së dhe nga kryetari i saj Gucati apo nënkryetari Nasim Haradinaj, atëherë gjykatësi i Gjykatës Speciale do të kishte të drejtë të bënte akuzë se kreu i OVL-UÇK e ka penguar punën e tyre.

Sërbia nëpërmjet Gjykatës Speciale po ju hakmeret luftëtarëve, veteranëve të UÇK-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht, të votojë shpërbërjen e kësaj gjykate me afat të skaduar, mandati i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë i ka  mbaruar afati që në Gusht.

POLITIKANË TË KOSOVËS, BËHUNI SERIOZ E DILNI PËR ZOT GJAKUT TË DERDHUR PËR LIRINË E KOSOVËS, BËHUNI AVOKATË TË MARTIRËVE!

GJAKU I DËSHMORVE DHE I TË GJITHË TË PAFAJSHMËVE THËRRASIN PËR DREJTËSI.

Me respekt,

Rafis Aliti – Mësuesi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Novi Pazar.…